Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Ursula von der Leyen për zgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian.
Në telegramin e urimit të Mustafës dërguar presidentes së re të KE-së, thuhet: ” Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. Znj. von der Leyen vie nga partia simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane (EPP)”.
Urimi i plotë:
Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. Znj. von der Leyen vie nga partia simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane (EPP).
Znj. von der Leyen ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhë Çështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019).
Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e znj. von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe BE-së në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në rrafshin afatshkurtër. /Telegrafi/