Site icon Telegrafi

Mustafa uron Qeverinë e re të Malit të Zi

Kryeministri Isa Mustafa, ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Dushko Markoviq, me rastin e marrjes së mandatit.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa, i ka uruar Qeverisë së Malit të Zi, suksese në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj shtetërore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit fqinjësor me Malin e Zi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim me Malin e Zi me theks të posaçëm në rrugën e përbashkët dhe të pa alternativë integruese të dy shteteve tona në strukturat euroatlantike, në BE dhe në NATO”, thuhet në urimin e kryeministrin Isa Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version