Site icon Telegrafi

Mustafa uron mësuesit për 7-Marsin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar 7 Marsin 2017 të gjithë mësuesve të Kosovës.

Në urim, kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Kosovës për sistemin arsimor, me theks të posaçëm në ngritjen e cilësisë.

“Të dashur mësuese dhe mësues të Kosovës, Urime 7 Marsin! Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkrahjen për sistemin edukativ dhe arsimor, me theks të posaçëm në ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa, me rastin e 7 Marsit”, thuhet në urim. /Telegrafi

Exit mobile version