Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përgëzoi kryeministren e porsazgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.
Në një njoftim për media, thuhet se kryeministri Mustafa, duke i uruar suksese në detyrën e re kryeministres May, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për thellimim e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.
“Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka dhënë përkrahje të madhe për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset euroatlantike, në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet partner strategjik i Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat”, tha kryeministri Mustafa, me këtë rast.