Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili u zgjodh në këtë detyrë nga Parlamenti kroat.
Duke e përgëzuar në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kryeministri Plenkoviq, me eksperiencën dhe lidershipin e tij, do të kontribuoj fuqishëm në progresin dhe prosperitetin e mëtejshëm të popullit dhe të shtetit kroat.
“Shfrytëzoj rastin të theksoj kënaqësinë time për avancimin shumëdimensional të bashkëpunimit dhe të miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe jam plotësisht i bindur për avancimin e mëtejmë të relacioneve tona shembullore”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa./Telegrafi/