Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në Seminarin e NATO-s në Prishtinë, është pyetur për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka deklaruar se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nuk ka pasur asnjë strategji për ekonominë e Kosovës “Shtylla e Katërt e UNMIK-ut që ka administruar ekonominë, nuk ka pasur asnjë strategji dhe orientim për ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka thënë se më vonë janë bërë përpjekje për orientime së bashku me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Mustafa tha se është arritur rritje prej 4% të GDP-së dhe sipas tij, llogaritet që rritja të shkoj deri në 6.5%, për të përballuar fluksin e të papunëve.
Ai foli për vitet e 90-ta në Kosovë, që siç tha, nuk është investuar asgjë dhe kompanitë janë shkatërruar. Kryeministri pohoi se privatizimi po ashtu ka lënë pa punë shumë punëtorë.
Mustafa përmendi edhe ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. “Po punohet me një partner amerikan për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet 500 megavat në vlerë prej 1 miliard euro”, u shpreh Mustafa./Telegrafi/