Site icon Telegrafi

Mustafa udhëton për trajtim në Gjermani

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas komplikimeve shëndetësore ka udhëtuar sot për trajtim në Gjermani. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin këshilltari i lartë i Mustafës, Besnik Berisha.

“Ish-kryeministri Isa Mustafa është rrugës për në Gjermani”, ka thënë Berisha.

Berisha për Radio Dukagjinin sot, ka theksuar se janë kryer të gjitha aranzhimet.

“Ka një kujdes dhe një gatishmëri, personalisht të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të përkrahet çfarëdo nevoje për trajtimin e z.Mustafa. Kryeministri Haradinaj mbrëmë ka shprehur gatishmërinë e tij për të asistuar personalisht dhe përmes qeverisë për çfarëdo që kërkohet me qëllim që z.Mustafa të kthehet sa më parë në Kosovë dhe të vazhdojë aktivitetin. Pra, ka një përkrahje institucionale”, deklaroi Berisha.

Më tej Berisha në emër të familjes Mustafa dhe vet ish-kryeministrit Mustafa ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen.

“Në emër të familjes Mustafa dhe vet z.Mustafa falënderojmë gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë miqtë. Sigurisht falënderojmë mediat për kujdesin dhe interesimin e shtuar. Qytetarët e vendit do ti mbajmë të informuar lidhur me përparimin në trajtimin e z.Mustafa dhe datën eventuale të kthimit të tij në Kosovë”, shoti Berisha për Radio Dukagjinin. /Telegrafi/

Exit mobile version