Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar për takimin që ka zhvilluar me komesionerin Hahn dhe diskutimet që janë zhvilluar.
Postimi i kryeministrit Mustafa:
“Shumë takime me Komisionerin Hahn, prezantuam qëndrimet tona, u zotuam për rrugë integruese evropiane, për zhvillim dhe shtet ligjor. U tha qartë se neve të gjithë pajtohemi se e meritojmë pavarësinë. Por, duhet po ashtu të kemi parasysh se këtë shtet duhet ta ndërtojmë në partneritet evropian dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/