Telegrafi

Mustafa thotë se Prishtina nuk është qeverisur fare

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK.

“Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK. Në fakt, Prishtina as që u qeverisë. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes. Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera tē punës. Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/