Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe njëherë ka numëruar sukseset e Ekzkutivit të vendit, duke e quajtur qeverinë që ai drejton Qeveri e vendimeve të mëdha.
Mustafa ka shkruar në Facebook se Qeveria që ai drejton ka bërë reforma në ekonomi, ka finalizuar MSA-në.
Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:
“Qeveria e koalicionit është Qeveri e vendimeve të mëdha:
– Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi,
– Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon,
– Rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale,
– Finalizuam MSA-në,
– Morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave,
– Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA,
– Rritëm përkrahjen për komunat ….
Deçani konfirmon rezultatet (nga shënimi i 26 vjetorit të LDK-së në Deçan)” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/