Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se qëndrimet e LDK-së janë të qarta sa i përket dialogut me Serbinë.
Mustafa ka shkruar se ai dhe partia e tij e kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të vendit si opozitë.
“Pikëpamjet e mia për unitet karshi Serbisë, të shprehura në postimin paraprak, nuk përfaqësojnë pikëpamje se do t’i bashkohemi apo bashkëngjitemi asnjë ekipi në dialog por se do ti mbrojmë interesat e vendit si opozitë dhe si parti e cila përfaqëson një trashëgimi të veçantë historike. Qëndrimet e LDK-së janë të qarta”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq ky reagim i tij, ka ardhur pas një postimi të cilin e ka bërë sot ku ka bërë thirrje për unitet për të përballuar Serbinë, duke lënë të kuptohet se partia e tij po jep shenja për përfshirjen e saj në Ekipin e Unitetit. /Telegrafi/