Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne.
“FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar ai në Facebook.