Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë theksoi se zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga këto pozita ditën kur është zgjedhur president i Kosovës.
Ai falënderoi Hashim Thaçin për bashkëpunim si dhe punën e bërë, duke i uruar sukses në pozitën e re.