Pasi kanë kaluar pak minuta që Princi Charles dhe dukesha Cornwall kanë hyrë në sallën e koktejit, në të cilën janë pritur nga pozita, opozita e shoqëria civile e Kosovës, kryeministri dhe presidenti i zgjedhur e kanë lëshuar sallën shumë shpejt.
Kanë qenë kryeministri Isa Mustafa, presidenti në ardhje Hashim Thaçi e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e me ta edhe ministri Petrit Selimi e kanë lëshuar sallën, transmeton Koha.net. Nuk dihet nëse ata kanë dalë përkohësisht nga salla, apo e kanë braktisur përfundimisht.
Kjo ka ndodhur teksa Princi Charles ende nuk i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë.
Ndërsa presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që sonte shihet në shoqëri të bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi, tashmë ka kaluar tek tavolina e opozitës.