Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet.
Sipas tij, Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës.
Këto deklarata, Mustafa i bëri me rastin e shënimit të Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim komunitetin turk në arsim kulturë dhe kjo është një investim në të ardhmen tonë. Komuniteti turk e ka vendin e vet në Kosovë që e ka ndërtuar vet me punë. Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka shtuar ai.