Site icon Telegrafi

Mustafa: Të mos lejojmë masakrën e Serbisë në institucionet e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që zgjidhja të gjendet në shumicën shqiptarë – pa ndikimin e Listës Serbe.

“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj, sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version