Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.
Rama vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë. /Telegrafi/