Site icon Telegrafi

Mustafa takon presidentin Ilir Meta, flasin për zhvillimet në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa takoi sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.

Kryetari Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për Zgjedhjet Lokale.

Presidenti Meta, ndërkaq, e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Exit mobile version