Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, njëkohësisht Kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, sot mbajti takimin e rregullt me strukturat e LDK-së, përkatësisht me Kryetarët e Degëve të LDK-së.
Sipas njoftimit, gjatë takimit Mustafa paraqiti zhvillimet dhe projektet e fundit në kuadër së qeverisjes, prezentoi planin dhe projektet zhvillimore për këtë vit dhe diskutoi me Kryetarët e degëve edhe për përgatitjet për zgjedhje lokale.
Kryetarët e degëve njoftuan Kryetarin Mustafa, për aktivitetin e tyre në nivel të degëve, për impaktin pozitiv të politikave të Qeverisë, dhe parashtruan ide e plane konkrete zhvillimore.
Mustafa falenderoi kryetarët e degëve për aktivitetet e tyre kuadër të përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të demokracisë, dhe premtoi se do të vizitoj disa nga degët gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/