Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës ka takuar kongresmenin amerikan Randy Hultgren.
Siç bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar kongresmenin Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit, transmeton Telegrafi.
Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës.
Kryetari Mustafa ka falënderuar Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtet-ndërtim.
Ndërsa kongresmeni Hultgren ka shprehur vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve.
Tutje në komunikatë thuhet se Hulgren ka përgëzuar rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit./Telegrafi/