Site icon Telegrafi

Mustafa takon komandantin e ri të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në avancimin e gjithanshëm të progresit.

Mustafa shprehu vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke e falënderuar për përkrahjen e KFOR-it edhe në fuqizimin e FSK-së dhe në aspekte të tjera, kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtejme të KFOR-it.

Gjeneral Fungo, po ashtu, theksoi përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës si dhe për angazhimin e tij në krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.

Kryeministri Mustafa dhe Gjeneral Major Fungo kanë biseduar edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë.

Exit mobile version