Site icon Telegrafi

Mustafa takon ambasadorin francez, flasin për dialogun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

“Gjatë takimit është diskutuar për çështjet aktuale politike dhe ekonomike të vendit dhe për pikëpamjet e qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, përfshirë edhe dialogun.

Kryetari Mustafa falënderoi Ambasadorin Chabert për kontributin e Francës për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version