Telegrafi

Mustafa takoi përfaqësuesin e FMN-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë (FMN), Frank Lakwijk.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa përveç zhvillimeve të përgjithshme ekonomike në vend, diskutoi edhe mbi bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së.

Mustafa theksoi Buxheti i Kosovës duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së konkurrencës në sektorin privat.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi rezident i FMN-së, Frank Lakwijk shprehu përkrahjen e FMN-së mbi kujdesin e Qeverisë së Kosovës rreth shpenzimeve, por edhe mbi fokusin e saj në përmirësimin e konkurrencës dhe drejtësisë në tregun e punës. /Telegrafi/