Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell.
“O’Connell e uroi mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK-së.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.
Të pranishëm në këtë takim ishin Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj. /Telegrafi/