Telegrafi

Mustafa takoi ambasadorët O’Connell dhe Braathu, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar me aktivitete partiake duke pritur në takime diplomatë të huajë.

Mustafa ka pritur sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.

Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa në takime të ndara me dy ambasdorët bisedoi për rrjedhat e fundit politike përfshirë dialogun. /Telegrafi/