Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar me aktivitete partiake duke pritur në takime diplomatë të huajë.
Mustafa ka pritur sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell dhe me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu.
Sipas njoftimit të LDK-së, Mustafa në takime të ndara me dy ambasdorët bisedoi për rrjedhat e fundit politike përfshirë dialogun. /Telegrafi/