Telegrafi

Mustafa takoi ambasadoren kroate, diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zlatko Vnuçeq, sekretari i parë i ambasadës së Kroacisë.

Sipas njoftimit për media, Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në vend, ku falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK.

Po ashtu, ambasadorja kroate e falënderoi kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Ndryshe i pranishëm në këtë takim ishte edhe Ismet Beqiri. /Telegrafi/