Site icon Telegrafi

Mustafa: Sulmi në Kuvend, sulm ndaj shtetit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.

Ky është reagimi i kryeministrit Mustafa:

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.

Lexo po ashtu Pas sulmit ndaj Kuvendit, Policia vëzhgon gjendjen përreth objektit (Foto/Video)

Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”. /Telegrafi

Exit mobile version