Site icon Telegrafi

Mustafa: Stadiumi i Mitrovicës së shpejti përmbush kushtet e FIFA-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në rrjetet sociale se stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë shumë shpejt do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA e FIFA për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

Ai ka shkruar se në mbledhje të Qeverisë kanë marrë vendim që ta ndajnë shumën e nevojshme që në muajt e ardhshëm të investohen mbi 1 milion euro.

Në Stadiumin ‘Adem Jashari’ edhe më parë ka pasur investime, por që kanë shkuar huq, pasi që nuk është ruajtur investimi.

Exit mobile version