Telegrafi

Mustafa: Me sondazhin e porositur, VV ra në gropën që ia bëri vetes

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar sondazhin e fundit të bërë nga një kompani e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën edhe e nxori si parinë e dytë në vend.

Lexo po ashtu Sondazhi i ‘Ubo Consulting’: PDK e para, VV e dyta, LDK e treta

Mustafa, në një intervistë për RTK-në ka thënë se nuk u beson këtyre sondazheve.

Lexo po ashtu LDK: UBO Consulting të tregojë se u pagua nga Vetëvendosja për sondazhin

“Ato nuk janë reale dhe nuk e paraqesin ndonjë realitet. I tillë ishte edhe ky sondazhi i fundit I bërë nga Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

Lexo po ashtu “UBO Consulting” biznes i shuar, shpalli ranglistën e partive dhe Kurtin kryeministër (Dokument)

Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh ia ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashmë.

Lexo po ashtu VV pranon se pagoi 1 mijë e 770 euro për sondazhin nga “UBO Consulting”

“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.