Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është i vendosur se zgjedhje nuk do të ketë ashtu siç po kërkon opozita, pasi dy partitë në koalicion e kanë shumicën.
Megjithatë Mustafa tha se është i hapur për dialog me opozitën.
Mustafa po ashtu ka folur edhe për marrëveshjen parazgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës duke thënë se ajo është çështje e bashkëpunimit të tyre.
Mustafa këto komente i ka bërë gjatë një vizite në komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli.
Në këtë takim mes kryeministrit Mustafa dhe kryetarit Ismajli është biseduar për çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe planet strategjike të kësaj komune.