Telegrafi

Mustafa: Sivjet s’ka ngritje të çmimit të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para deputetëve ka thënë se peticioni i qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duhet të trajtohet me respekt peticionin e qytetarëve sepse është brengë e tyre por edhe e bizneseve të Kosovës, të cilëve iu sjellë probleme çmimi.

“Qeveria duhet të trajtojë çështjen e çmimit të energjisë elektrike, humbjes dhe ngarkimin të dikujt tjetër me borxhin e atij që nuk paguan dhe pastaj do t’i sjellë përgjigjet në Kuvend. Duhet të ketë ndryshime edhe te ligji “, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/