Telegrafi

Mustafa shpreh përkrahjen për komunitetin rom

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, me rastin e shënimit të 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve.

Duke i uruar për këtë ditë të shënuar, kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për komunitetin dhe qytetarët romë në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit rom kanë falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen, duke shprehur përkushtimin e tyre për proceset në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të mbështetjes për këtë komunitet. /Telegrafi/