Miljan Majhen, ish-ambasador i Sllovenisë në Kosovë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Për këtë së fundi ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa e ka cilësuar Majhenin, si model të një diplomati të përkushtuar.
“Ish-ambasadori slloven do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë. Ai gjithashtu ofroi përkrahjen e shtetit të Sllovenisë duke krijuar raporte të mira bashkëpunimi me Kosovën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadorit slloven në Kosovë, më herët gjatë ditës kishte shprehur edhe kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/