Site icon Telegrafi

Mustafa shpreh hidhërimin për sulmet në Ohio dhe Teksas

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur hidhërimin e tij për viktimat dhe familjarët e viktimave që pësuan nga sulmi masiv në Dayton të Ohios dhe në El Paso, Teksas në SHBA.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këto momente të rënda është pranë popullit amerikan.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Shpreh hidhërimin dhe dhembjen e thellë për viktimat dhe familjarët e viktimave që pësuan nga sulmi masiv në Dayton të Ohios dhe në El Paso, Teksas në SHBA. 
Në emrin tim dhe të LDK-së, i shpreh ngushllime të thella Qeverisë dhe popullit amerikan. Në këto momente të rënda, jemi me ju. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version