Organizata terroriste FETO nuk është një problem serioz vetëm për sigurinë kombëtare të Turqisë, por edhe të Maqedonisë së Veriut, tha kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.
Siç njoftojnë nga TBMM-ja, Shentop në këtë takim ka përcjellë pritshmëritë e Turqisë që strukturat e lidhura me FETO-n të mbyllen dhe personat e lidhur me organizatën të depërtohen nga Maqedonia e Veriut.
Shentop theksoi se Republika e Turqisë mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, ai uroi për fillimin e negociatave të Shkupit për anëtarësim në BE dhe u shpreh i bindur se vendi do të bëhet anëtar i BE-së brenda një periudhe të arsyeshme kohore.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me këtë theksoi se me Republikën e Turqisë ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, ndërsa bashkëpunimi dypalësh midis të dyja vendeve është dinamik në të gjitha nivelet dhe veçanërisht në nivelin parlamentar.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendi, Xhaferi u shpreh i kënaqur për vizitën e sërishme të kryeparlamentarit Shentop, e cila përkon me shënimin e 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke. /TRT/