Telegrafi

Mustafa Sandal prezanton të dashurën e re

Pas shkurorëzimit me Emina Jahoviçin, emri i Mustafa Sandal është përfol sërish për një romancë të re, por duket se kësaj radhe nuk është ndonjë spekulim.

Bëhet fjalë për bukuroshen, Melis Sutsurup, e cila është modele e njohur në shtetin turk dhe në arenën ndërkombëtare.

Në fakt, vetë këngëtari ka bërë që të spekulohet për lidhjen e tij të re pas reagimit në rrjetet sociale.

Artisti u kishte premtuar fansave dhe opinionit se vetë do të prezantoj të dashurën e re, të cilën gjë e ka bërë përmes llogarisë personale në Instagram.

“Siç kam premtuar, unë po ju prezantoj i pari”, ka shkruar ai teksa shihet në krah të Sutsurupit.

Lexo po ashtu Emina konfirmon shkurorëzimin me Mustafa Sandalin: Të falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë

Theksojmë se Sandal i kishte dhënë fund martesës 11-vjeçare me modelen boshnjake, Jahovic, nënën e dy djemve.

Ndryshe edhe Melisa a një djalë të quajtur Yigit nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/