Telegrafi

Mustafa: RTK e kapur nga PDK

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj transmetimit të një sondazhi për zgjedhje në RTK.

Sipas Mustafës, RTK është kapur totalisht nga PDK-ja.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

“Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie. Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit. Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”.