Telegrafi

Mustafa: Realizimi i projekteve po bëhet sipas planit të paraparë

Mustafa i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës Lokale, Ridvan Shahini ka inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e rreth-rrotullimit në lagjen Arbëria dhe në unazën e brendshme të qytetit.

Gjithashtu janë inspektuar edhe punimet që po behën në mbulimin e kolektorit në Lagjen Kolovica si dhe punimet e tjera në disa projekte kapitale që po realizohen në qytet.

Mustafa u shpreh i kënaqur me ecurinë e realizimit të punimeve në këtë projekte dhe theksoi se pret që realizimi i këtyre projekteve të bëhet brenda afateve kohore.

Ai kërkoi nga pronarët e kompanive që gjatë këtyre ditëve të rrisin kapacitetin e punimeve në këto projekte, pasi siç tha Mustafa muaji gusht është muaji me i përshtatshëm për të punuar pasi që në këtë muaj numri i automjeteve dhe qytetarëve që qarkullojnë në kryeqytet është dukshëm me i vogël sesa në muaj që vijnë. /Telegrafi/