Site icon Telegrafi

Mustafa: Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

Mustaf, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jen përjetë mirënjohës ShBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Urime 4 Korriku!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version