Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Pejë ka vizituar disa biznese, ku ka thënë se Qeveria e Kosovës do të marrë parasysh, me kujdes, çdo vërejtje të tyre për politikat e reja ekonomike me qëllim që vendi ynë të vazhdojë zhvillimin në rrugën e duhur i nxitur nga sektori privat.
Postimi i plot i Mustafës në facebook:
Komuna e Pejës ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në projektet e saj të cilat e përmirësojnë ndjeshëm kualitetin e jetës së qytetarëve. Tashmë kryetari Gazmend Muhaxheri ka projekte konkrete për të ardhmen e qytetit si në zhvillim, turizëm e bujqësi e infrastrukturë. Po ashtu, edhe Çarshia e Pejës vazhdon ta ruaj traditën dhe bukurinë.
Bizneset e Pejës, kanë arritur që t’i krijojnë brend këtij qyteti duke u integruar dhe rritur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Këto biznese na njoftuan direkt se sa të rëndësishme ishin ndryshimet në politikat ekonomike që i kemi ndërmarrë dhe treguan për planet e tyre investive dhe vende të punës. Është kënaqësi të shohim ndërmarrës të guximshëm që krijojnë perspektivë të zhvillimit ekonomik. Qeveria e Kosovës do të marrë parasysh, me kujdes, çdo vërejtje të tyre për politikat e reja ekonomike me qëllim që vendi ynë të vazhdojë zhvillimin në rrugën e duhur i nxitur nga sektori privat. /Telegrafi/