int(1) Mustafa: Qeveria nuk do të themelojë aviokompani publike - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Mustafa: Qeveria nuk do të themelojë aviokompani publike

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të themeloj një avio-kompani publike për bashkatdhetarët të cilët po maltretohen nga avio-kompanitë private. Derisa, pyetje pati edhe për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO përmes UNMIK-ut.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, duke parë numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në vendet perëndimore, ka pyetur kryeministrin nëse kanë në agjendë themelimin e një avio-kompanie publike për bashkatdhetarët.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një avio-kompanie publike. Ai shtoi se janë në dijeni për maltretimet që iu bëhen bashkatdhetarët nga kompanitë private, por kjo nuk zgjidhet me themelimin e një avio-kompanie publike.

“Këtë qeveria nuk e ka në agjendë sepse ne jemi në procesin e derrgullimit ekonomik, që nënkupton se gjithë ajo që ka qenë në pronësi shtetërore t’i takojë sektorit privat. Jemi të vetëdijshëm për problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë dhe deputetja ka plotësisht të drejt të shtroj këtë për shkak të papërgjegjësisë së kompanive private, qoftë të regjistruar në Kosovë. Por kjo nuk mund të rrotullohet duke krijuar një avio-kompani publike sepse ne nuk kemi nocionin e pronës shtetërore si nocion që kemi rregulluar me ligj, kemi nocionin e pronës private, pronës publike dhe mbeturinave të pronës shoqërore që kemi në AKP”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version