Site icon Telegrafi

Mustafa: Qeveria e shkeli Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar antikushtetues vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit”, ka shkruar Mustafa.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00. /Telegrafi/

Exit mobile version