Telegrafi

Mustafa: Qeveria e re duhet të rritë investimet vjetore publike dhe private për rreth 700 milionë euro

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se zhvillimi ekonomik duhet të mbetet prioritet për Qeverinë e re të Kosovës edhe në vitin 2020.

Mustafa ka thënë se rritja e tashme ekonomike rreth 4 % nuk është e mjaftueshme.

Në shkrimin e bërë në Facebook, ai ka thënë se për marrë drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport, transmeton Telegrafi.

“Ndërkaq rritja e investimeve private mbetet peng i dobësive në qeverisjen makroekonomike, mos zbatimin e ligjit dhe korrupsioni i lartë. Qeveria e re duhet të ballafaqohet me këto probleme jo të lehta”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

“Marrja e një rruge zhvillimi ekonomik me ritme më të shpejta çfarë i duhet Kosovës mbetet edhe në vitin 2020 është çështja me me rendësi. Rritja e tashme ekonomike rreth 4% sado që shume e quajnë solide për Konen nuk është e mjaftueshme. Ky ritëm i rritjes ekonomike jo vetëm qe është me tepër një rritje nga inicioni i disa faktorëve që lidhen me stadin zhvillimor dhe disa faktorë qe vijnë nga jashtë, por është fragjil dhe jo e qëndrueshme. Për të marrë drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje të investimeve publike për nja 200 milion euro dhe një rritje të investimeve private 500 – 700 milion në vit. Ndërkaq të rritja e investimeve publike ka probleme te mëdha me deformimet në strukturën e buxhetit që janë krijuar me rritjen e pagave të sektorit qeveritar, pra me koston e lartë të Qeverisë dhe administratës, një kosto tepër të lartë për nivelin e zhvillimit të vendit. Ndërkaq rritja e investimeve private mbetet peng i dobësive në qeverisjen makroekonomike, mos zbatimin e ligjit dhe korrupsioni i lartë. Qeveria e re duhet të ballafaqohet me këto probleme jo të lehta. Nga ana tjetër situata në shoqëri përgjithësisht mbetet peng edhe i defekteve në krijimin dhe funksionimin e institucioneve që prodhohen nga lufta primitive pulitke grupore e partiake për pushtet, duke e vëne pushtetin si qëllimin primar për të servisuar kastat partiake dhe të interesit grupor politik e ekonomik. Mbeten shumë të panjohura si se do të rrjedhin gjërat këtu, pas konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit. A do te krijojë ky moment një praktike të re institucionale apo negociatat për pushtet do ta devalvojne edhe ketë dhe do të hyjmë në një situate pritjeje, status ko, e cila do të rritë apatinë me shume probleme shoqëruese degjeneruese. Urojmë që të ndodhë e kundërta dhe të ketë një kthjellim ne logjiken dhe sjelljet e aktoreve politike”./Telegrafi/