Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi sot gjigantin e prodhimit të nikelit, “Feronikeli”, në Drenas, ku sigurojë punëtorët se do të angazhohet që ata të mos mbesin pa punë, dukë përkrahur këtë ndërmarrje.
Kryeministri me kabinetin e tij takoi menaxhmentin e lartë të kësaj fabrike për t’i parë ecuritë e zhvillimit më të fundit pas ndalimit të prodhimit ditë më parë.
Miltiadis Tragakis, drejtor gjeneral në Feronikel njoftoi kryeministrin për gjendjen aktuale në këtë fabrikë dhe kërkoi ndihmën e qeverisë për të dal nga kriza si shkas i rënies së tregjeve për prodhimet e kësaj fabrike.
Kryeministri Mustafa siguroi se do të angazhohet që të gjithë punëtorët e kësaj fabrike sa janë 900, të mos mbesin pa punë.
Ai tha se si Qeveri janë të përkushtuar që ta ndihmojnë këtë fabrikë për tejkalimin e krizës.
Ndryshe, kjo fabrikë ka ndërprerë prodhimin javën e kaluar, edhe pse as një punëtorë ende nuk ka ndërprerë punën.
Punëtorët sot u panë në fabrikë, jo për të punuar në shkritoren e fabrikës por për mirëmbajtjen e saj.
Këta punëtorë sipas menaxhmentit do të jenë në vendet e punës së paku edhe tre muaj.
Përfaqësuesi i sindikatës, Azem Nika tha se në takimin me kryeministrin nuk kanë marrë pjesë.