Site icon Telegrafi

Mustafa propozon të krijohet sistem masash për të mbajtur gjallë aktivitetin ekonomik

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, profesori universitar Muhamet Mustafa ka propozuar që të krijohet edhe një sistem masash i cili do të mbante gjallë  aktivitetin ekonomik, në veçanti industrinë e prodhimit, përpunimit të mishin dhe bujqësinë.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, është shprehur se këto janë sektore që mund ta furnizojnë tregun, i cili mund të ketë probleme furniziminga importi.

Madje, ai tha se ky është një rast që të rritet konsumi i produkteve vendore.

“Asociacionet e biznesit, Qeveria dhe ministritë përkatëse , duhet të zhvillojnë një sistem masash dhe te sigurisë e deri në subvencione që këto biznese të punojnë me kapacitet sa me të madh. Ky është edhe një rast që të rritet konsumi i produkteve vendore”, shkruan ndër tjera Mustafa.

Sipas tij, ky është sektor i cili duhet të marrë vëmendjen po aq sa marketet, e qendrat tregtare.

“Ky sektor duhet te merr trajtimin njëlloj sikurse shitoret e gjerave ushqimore, marketet e qendrat tregtare. Nuk besoj se këtu rreziku është me i madh, përkundrazi. Andaj këtë sektor e dhe aranzhmanet e eksportit pa marre parasysh eksportin duhet liruar nga shtrëngesat restriktive te lëvizjes e transportit dhe karantinimit”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version