Telegrafi

Mustafa: Programi i Qeverisë siguron punësim

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten para deputetëve të Kosovës se për programin Qeverisës të prezantuar një ditë më parë kanë punuar shumë, ndërsa tha se me këtë program kanë siguruar kushte për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Por, kryeministri Mustafa tha se kjo nuk mund të bëhet brenda gjashtë muajve, por kërkohet më shumë kohë.

Ai tha se qeveria që ai drejton është e përcaktuar për ekonomi tregu. /Telegrafi/