Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Japonisë, Makoto Taketoshi.
Kryeministri Mustafa theksoi progresin në Kosovë si dhe prioritetet dhe reformat e mëtejme të Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi ambasadorin Taketoshi për përkrahjen e Japonisë për Kosovën, duke çmuar edhe kontributin e tij gjatë kësaj periudhe.