Site icon Telegrafi

Mustafa prezanton “Faktet e javës”, thotë se ambienti ekonomik është duke u përmirësuar

Sipas kreut kosovar të ekzekutivit, ambienti i përgjithshëm në vend është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe domosdo kjo do të reflektojë edhe në treguesit kryesorë ekonomikë.

“Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullative, nga rangimi me notë 2.6, në rangim me notë 4.6 (nota 6 është maksimalja). Ky raport vlerëson në detaje transparencën e rregullativës, konsultimet publike, vlerësimin e ndikimit, qasjen në ligje dhe rregullativë dhe mundësia e ndryshimit të rregullativës nga palët e ndikuara. Deri më tani, çdo ndryshim që e kemi bërë për bizneset, e kemi zhvilluar së bashku me bizneset, me qëllim që të adresojmë kërkesat e tyre duke siguruar një ambient të përshtatshëm për bërje biznesi”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Si rezultat i kësaj, tanimë, në matjet e vazhdueshme të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), rezulton se besueshmëria e biznesit për ekonomikë është forcuar në masë të dukshme.

“Trendet janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, pasi që besueshmëria e bizneseve për të ardhmen po përmirësohet. Po ashtu, kemi një rritje të besimit të bizneseve, por edhe të qytetarëve për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore”, ka thënë më tej Mustafa.

Exit mobile version