Në debatin se a ka investuar Kosova apo Serbia, në ndërtimin e Liqenit Artificial dhe Hidrocentralit të Ujmanit, është përfshirë edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa.
Ai në profilin e tij, në Facebook i është kundërpërgjigjur gazetarit serb, Mijat Lakiçeviq, ku ky i fundit pretendon se shteti serb e kishte ndërtuar Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit. E Mutafa ka treguar se akumulimi për këtë liqe dhe hidrocentralin në fjalë është bërë tërësisht me fonde të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës duhet të prezantojë këto të dhëna në mënyrë zyrtare. Apetitet e Serbisë ndaj pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duhet të diskreditohen dhe pamundësohen”, ka theksuar Mustafa.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mustafës: